Vijon nisma e “Veterineri Lëvizës” këtë herë tek Njësia 7

Aplikimet për të marrë shërbimin falas të “veterinerit lëvizës” vijojmë përmes webfaqes tonë zyrtare. Këtë herë trajtimin me antiparazitar dhe vaksinat e domosdoshme e kanë marrë nga mjekët tanë veterinerë, komuniteti i qenushëve endacakë tek Njësia 7. Për këta pesë qenushë kujdesen prej disa vitesh një grup kafshëdashësit të cilët edhe aplikuan për të marrë shërbimin. Qenushët ishin trajtuar dhe matrikulluar më parë nga Qendra Veterinare e Bashkisë. Duke pasur në fokus shëndetin publik të qytetarëve dhe ardhjen në ndihmë të vullnetarëve kafshëdashës, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit inkurajon këdo që kujdeset për katërputroshët endacakë të aplikojë për të marrë shërbimin.