Kujdesesh për disa qenushë endacakë në lagjen ku jeton, por nuk ke mundësi t’i ofrosh shërbimet bazike veterinare?! Nga muaji Mars 2022 Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatori ndërmori nisëm “Veterineri Lëvizës” nga ekipi i veterinerëve të Bashkisë Tiranë. Fushata erdhi në kuadër të nismës ndërgjegjësuese mbi adoptimin e kafshëve endacake, të cilat trajtohen në Qendrën Veterinare të Bashkisë, por edhe në mbështetje ndaj komunitetit kafshëdashës të qytetit të Tiranës, të cilët janë një shembull pozitiv i bashkëjetesës në qytet. Si funksionoi kjo fushatë e cila u prit me mjaft sukses nga kafshëdashësit?! Përmes dërgimit të një kërkese në webin zyrtar të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, çdo kafshëdashës që kujdesej në mënyrë vullnetare për një ose disa kafshë endacake, aplikoi dhe më pas mori shërbimin bazë veterinar. Puna u nis me njësinë administrative 5, ku veterinerët e Bashkisë trajtuan me vaksina dhe antiparazitë, pesë qenushë të komunitetit aty, për të cilët kujdeset prej vitesh një nga vullnetaret e zonës. Nisma vijoi në 15 njësi administrative, duke përfshirë edhe ish komunat duke u përqafuar nga komuniteti.