Trajtohen nga “veterineri lëvizës” qentë e komunitetit të Don Boskos!

Përmes aplikimeve të vijueshme për të marrë shërbimin e “veterinerit lëvizës”, këtë herë nisma ka sjellë trajtim direkt në terren për gati 20 qenushë endacakë në zonën e “Don Boskos”. Pas kërkesës së zonjës Aida Rada, e cila njihet prej vitesh si një prej vullnetareve të komunitetit kafshëdashës, specialistët e Qendrës Veterinare janë përgjigjur duke realizuar profilaksinë e nevojshme për katërputroshët. Në fakt kjo ka qenë edhe një kërkesë e komunitetit të banorëve të zonës, për të dhënë më shumë siguri ndaj qytetarëve sa i përket trajtimit me vaksina ndaj sëmundjeve zoonotike, që mund të mbartin qenushët endacakë.