Finalizuam në Maj 2023 projektin e Strehëzës Veterinare, një kërkesë e vijueshme e komunitetit të kafshëdashësve, por mbi të gjitha një nevojë e qytetit. Tashmë katërputroshët nuk do të quhen më endacakë, pasi përveç shërbimit të sterilizimit dhe matrikullimit, ata kanë një vend ku jo vetëm do të strehohen përgjithmonë, por do të marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm nga veterinerët tanë. Strehëza do të është e hapur për këdo kafshëdashës vullnetar, që dëshiron të kujdeset nga afër për qenushat. Kjo marrëdhënie na ndihmon edhe për adoptimet, të cilat vijojnë me ritme edhe më të larta. Strehëza është një shembull ndërgjegjësimi ndaj fëmijëve, që të mos braktisin kafshët shtëpiake dhe të japin dashuri duke adoptuar dhe jo të blerë. Strehëza, ashtu siç ka emrin është foleja e përkujdesit ndaj qenushëve të Tiranës!