Rregullat e Adoptimit

Bazuar në Ligjin nr. 10465, datë 29.09.2011, “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; neni 12, neni 73, qentë të cilët janë pranë Qendrën Veterinare të  Bashkisë Tiranë, mund të adoptohen, duke zbatuar procedurën si më poshtë vijon:

  1. Çdo qytetar duhet të bëjë kërkesë për adoptimin e qenit nëpërmejt website-it të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, seksioni “Qendra Veterinare”/ “Kërkesë për adoptim”.
  2. Adoptuesi duhet t’i sigurojë qenit vendqëndrim brenda ambjenteve të banimit të tij, duke plotësuar të gjitha kushtet për mirëqenien e kafshës, në zbatim të legjislacionit veterinar në fuqi.
  3. Çdo qen që adoptohet duhet të pajiset me librezë shëndetësore veterinare, në të cilën do të shënohen të dhënat e pronarit dhe qenit.
  4. Çdo qen duhet të pajiset me mikroçip nga adoptuesi.
  5. Dokumentacioni dhe mikroçipi për qentë të cilët do të adoptohen, duhet të sigurohen nga adoptuesi.
  6. Pas kontaktimit nga stafi i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, kërkuesi duhet të paraqitet fizikisht pranë Qendrës Veterinare. Adoptuesi do të plotësojë një formular me nr. e kartës së identitetit si dhe do të deklarojë nën përgjegjësinë e tij, se do të mbajë qenin pa krijuar probleme në komunitet.
  7. Në rast se qeni, rikthehet në Qendrën Veterinare për shkak të problemeve në komunitet ose shqetësimeve të ndryshme, nuk mund të rimerret.

Mos braktisni mikun tuaj.

Bëhuni pronar i përgjegjshëm!