Tetë qenusha të zonës së “Ish-Fushës së Aviacionit”, për të cilët kujdesen banorët e komunitetit kanë marrë shërbim nga veterineri ynë. Pas aplikimit pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, skuadra e terrenit në bashkëpunim me zonjat që kujdesen për katërputroshët kanë vaksinuar dhe iu ka dhënë shërbimin e profilaksisë. Qëllimi kryesor i kësaj nisme që vijon edhe përgjatë vitit 2023, ka qenë dhe mbetet garantimi i shëndetit publik në lagje të ndryshme të qytetit, por edhe ndihma ndaj kujdestarëve të katërputroshëve.