Rikthehet nisma e “Veterinerit Lëvizës”

Pas një pauze të shkurtër gjatë muajve të verës, për shkak të temperaturave të larta gjatë të cilave nuk mund të kryeheshin disa protokolle veterinare, nisma e mjekut të katërputroshëve në terren është rikthyer këtë fund Shtatori. Veterinerët e Qendrës Veterinare të Bashkisë Tiranë, kanë trajtuar me vaksina dhe shërbimin bazë rreth 15 qenushë në zonën e Alliasit, pas kërkesave të komunitetit aty dhe nën praninë e vullnetarëve, që kujdesen për katërputroshët. Nisma e “Veterinerit Lëvizës” do të vijojë në këdo zonë të Tiranës, për të cilën ka kërkesa përmes kontakteve me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, si qëllim fillestar shëndetin publik të komunitetit të banorëve dhe ndihmën ndaj dashamirësve të kafshëve.