Katër qenushë të zonës së Selitës kanë marrë sot shërbimin bazik veterinar, duke u trajtuar me antiparazitarë dhe vaksina. Fushata pjesë e projektit të “Veterinerit Lëvizës” nga Qendra Veterinare e Bashkisë Tiranë po prek çdo zonë të qytetit, ku vullnetarë të cilët kujdesen për qentë endacakë, aplikojnë për të marrë këtë shërbim. Qenushët në fotografi ishin të patrajtuar më herët, ndaj protokolli i ndjekur nga mjekët tanë sjell më shumë garanci për shëndetin publik të komunitetit ku jetojnë katërputroshët.