Objektivat kryesorë

Nëpërmjet veprimtarisë së saj Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit siguron:

  • Trajtimin në mënyrë integrale dhe të njehsuar të problematikave të mbrojtjes së konsumatorit;
  • Komunikimin e përhershëm me konsumatorin e kryeqytetit, verifikimin në kohë të ankesave të tyre edhe marrjen e masave përkatëse. Qytetarët e Tiranës kanë mundësi të shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt në Agjenci, nëpërmjet telefonit ose internetit;
  • Informimin e vazhdueshëm të konsumatorit mbi tregjet, produktet, tregtimet e mallrave jashtë normave e standardeve higjienike, mungesën e dokumentacionit të nevojshëm;
  • Bashkëpunimin me agjenci të tjera qeveritare, institucione Qendrore në nivel vendor që merren me aspekte të mbrojtjes së konsumatorit, por edhe me organizata joqeveritare në funksion të ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta për mbrotjen e konsumatorit. Përmendim këtu Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Institutin e Shëndetit Publik, Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorit, Drejtoria e Mbikqyrjes së Tregut, Inspektoriati Qendror Teknik, etj;
  • Përfshirjen aktive dhe kontribuese të konsumatorëve në forma të ndryshme të veprimit dhe aktivitete, në të mirë të rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit midis të gjithë faktorëve relevante dhe komponentëve vendore dhe rajonalë në sferën e mbrotjes së konsumatorit;
  • Sensibilizimin dhe parandalimin e cënimit apo shkeljes së të drejtave të konsumatorëve nëpërmjet komponentit të këshillimit dhe edukimit cilësor, intensiv dhe të vazhdueshëm.