Kontrolli i Transportit

Sektori i Kontrollit të Shërbimeve dhe  Ndotjeve monitoron dhe kontrollon shërbimet e ofruara nga operatorët e transportit publik në zbatim të kontratës dhe të akteve të këshillit bashkiak.

Vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranës nr 13, datë 15.01.2010 “Për vendosjen e gjobave në vend ndaj subjekteve për shkeljet e kryera në fushën e transportit rrugor”  dhe Vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranës nr. 7, datë 11.04.2008 “Për vendosjen e gjobave për shkeljet e kryera nga shoqëritë e ndërtimit”.

  • planifikon dhe organizon kontrollin e shërbimit urban qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas;
  • monitoron, kontrollon dhe merr masa në lidhje me respektimin e detyrimeve kontraktuale në lidhje me ofrimin e shërbimit të transportit publik nga ana e operatorëve që veprojnë;
  • monitoron dhe kontrollon subjektet që ofrojnë shërbimin taksi;
  • monitoron dhe kontrollon shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve nga agjencia;