Kontroll mbi tregëtimin e mishit

Veterinerët e Agjencisë në Mbrojtje të Konsumatorit nuk bëjnë asnjë kompromis me sigurinë e asaj çka konsumon familja jonë. Në bashkëpunim me strukturat qendrore të veterinarisë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit Tiranë, janë kontrolluar gjatë muajit Shtator imtësisht rreth 200 subjekte të tregëtimit të mishit në Tiranë. Të ndërgjegjshëm që vetëm nuk mund të bëjmë gjithçka, ku grup i përbashkët pune ka vendosur 46 gjoba, ka konfiskuar sasi të konsiderueshme mishi të pasigurt per qytetarin si dhe ka mbyllur thertore të paligjshme. Vetëm bashkë arrijmë që kryeqytetasit t’i japim mishin e sigurt.