Jo pak, por plot 16 qenushë të trajtuar!

Nisma e Qendrës Veterinare Lëvizëse vijon të japë frytet e saj. Pas një kërkese të bërë përmes web-it zyrtar të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, nga një prej kafshëdashëseve në zonën e ish-Kombinatit, veterinerët kanë trajtuar jo pak, por plot 16 katërputroshë për të cilët ajo kujdeset prej vitesh. Duke kryer direkt në zonë një shërbim bazë për qentë endacakë, me vaksinim dhe trajtim anti-parazitar, veterinerët e Bashkisë Tiranë, japin siguri për komunitetin e banorëve në bashkëpunim me vullnetarët kafshëdashës.