Që prej muajit Shkurt 2022 dhe në vijimësi nisëm fushatën e adoptimeve përmes Qendrës Veterinare të Bashkisë Tiranë, e cila administrohet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit. Duke promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj kafshëve dhe mirëpërcaktuar rregulla të qarta mbi mundësinë e marrjes së një qenushi endacak nga qytetarë të ndryshëm, AMK ka ngritur kështu një sistem që jo vetëm i jep mundësinë kafshëve endacake të kthehen në kafshë me pronarë, por edhe promovon dashurinë ndaj katërputroshëve të braktisur. Jemi të kënaqur që deri në gjysmën e vitit ju kemi dhënë shtëpi mbi 25 qenushëve dhe presim akoma dhe më shumë raste deri në fund të vitit 2022. Me histori të spikatura nga fushata e adoptimeve, mund të njihet kushdo në faqen tonë zyrtare, tek seksioni i Qendrës Veterinare.