Fushata ndërgjegjësuese “Pro Vaksinimit”

Gjatë periudhës 2020-2021 Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor ndaj Konsumatorit ka zhvilluar Programin “Better Health for Tirana”, me fokus “Vaksinim & Imunizim të popullatës” në institucionet parashkollore e shkollore të të gjitha njësive të Bashkisë Tiranë. Motoja e këtij Programi është: “Më mirë një shot sot se një sëmundje që të merr jetën nesër”, duke synuar edukimin, sensibilizimin, informimin e komunitetit prindëror dhe stafeve të kopshteve e çerdheve, për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve në çdo kohë, sidomos në situatën aktuale pandemike. Gjithashtu, pjesë e fushatës është edhe informimi rreth vaksinës më të re të përfshirë së fundmi në kalendarin e vaksinimit, asaj te Rotavirusit për moshat 0-5 vjeç. Fushata vijon edhe gjatë vitit 2021-2022 dhe deri tani këto veprimtari janë zhvilluar në 17 çerdhe dhe 18 kopshte të Tiranës.