Drejtori i Përgjithshëm

Laura Deliu, ka lindur në qytetin e Elbasanit, në vitin 1984. E apasionuar pas të drejtës që në fëmijëri, Deliu ja ka kushtuar formimin e saj profesional, ligjeve. Pas përfundimit të studimeve të larta në vitin 2007, në Fakultetin e Drejtësisë, U.T si dhe studimeve Master me titull “Jurista Europeo” nga Universiteti i “Roma Tre” Itali, Laura është rikthyer në vend, me dëshirën dhe synimin për një kontribut në atdhe. Fillimisht me një eksperiencë pune në firmën ligjore “Tonucci & Partners”, e më pas duke dhënë maksimumin e njohurive të saj legjislative, në sistemin privat dhe administratën publike. Kështu Deliu, ka qenë pjesë e zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, më pas ka mbajtur pozicionin “Head Office” për kompaninë “Trading Petrol and Drilling”, për të kaluar në administratën e Bashkisë së Tiranës. Ajo ka qenë në krye të Drejtorisë së Pasurive të Paluajtshme, pastaj drejtuese e Drejtorisë Juridike dhe prej Nëntorit të vitit 2021, është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.  

Laura Deliu ka dhënë kontributin e saj edhe në fushën akademike, si pedagoge e jashtme e “Të Drejtës Publike” në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe me po të njëjtin pozicion, për lëndën e “Të Drejtës së Biznesit” në Akademinë e Biznesit, Tiranë. Laura është e martuar dhe nënë e dy djemve.