Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ju bashkua nismës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për shtimin e sipërfaqes së gjelbërt. Në aksionin për mbjelljen e 160 fidanëve tek mbikalimi i Saukut, të dhuruara nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe punonjës të Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se objektivi për të mbjellë 100 mijë pemë të reja është mëse i arritshëm.