Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Zv.Përgjegjës Sektori, në Sektorin Juridik dhe Përfaqësimit Ligjor

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, Zëvëndësues Përgjegjës Sektori, në Sektorin Juridik dhe Përfaqësimit Ligjor, (Kategoria III-a );

Disa nga detyrat që duhet të kryejë Përgjegjës Sektori Juridik dhe Përfaqësimit Ligjor në ushtrim të kompetencave të ti janë:

  • drejton dhe jep rekomandime për zgjidhjen e kerkesave e problematikave që parashtrohen në rrugë administrative, për çështje me natyrë ligjore;
  •  përfaqëson me autorizim, në të gjitha shkallët e proceseve gjyqësore ndaj paleve nciërgjyqëse, në të cilat Agjencia éshtë me cilësinë e palës paditëse, palés së paditur apo palës së interesuar (e tretë), si dhe përgatit në emër të Agjencisë, kërkesë padi, ankime, kundérankime, rekurse e kundërrekurs për t’i paraqitur në këto institucione;
  • ndjek me rigorozitet, ligjshmëri dhe transparencë, ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë të Gjykatës, në të cilat Agjencia eshtë pale e kreditore apo debitore; gndjek me rigorozitet rrugën ligjore, për kthimin e masave administrative të vendosura
    nga Agjencia, në tituj ekzekutivě dhe krijon kushte e mundësi dokumentare e proceduriale për věnien në ekzekutim nga struktura konpetente; h. ndjek zbatimin e procedurave përkatëse për përmbushjen e nevojave të Agjencisë me mallra
    dhe shërbime, në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi “Për prokurimin publik” dhe propozon për mënyrën mě efikase të kryerjes së këtyre procedurave; i. komunikon dhe bashkpunon me institucione të tjera pjesë e administratës shtetërore në nivel qendror e vendor, si dhe me subjekte fizike e juridike, private apo publike, veprimtaria e të cilave është e lichur me ushtrimin e sunksioneve dhe kompetencave të Agjencisë;
  • propozon ndryshime në aktet ligjore, nënligjore e normative, në të cilat cënohen funksionet dhe kompetencat e Agjencisë, si dhe përgatit dokumentcionin e plotë të paraqitjes për miratim të këtyre ndryshimeve;
  • angazhohet në përgatitjen e draft akteve të ndryshme nënligjore e normative, që u paraprijnëproceseve rregullatore, kontraktore e administrative që lidhen me organizimin, kompetencat dhe funksionet e Agjencisë;

 Dokumentat që aplikanti duhet të paraqesë për Zv.Përgjegjës Sektori, në Sektorin Juridik, janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Diplomë ( Bachelor + Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
  5. Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale;
  7. Raport mjeko – ligjor;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. 2 fotografi;

Afati për dërgimin e CV-ve të skanuara në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 14.01.2022 ora 16:00.