Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
-1 (një) vend i lirë pune, specialist për trajnimet, sektori i burimeve njerëzore, (Kategoria IV-a);
-Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialisti janë:
- Punon për të evidentuar nevojat për trajnim të punonjësve të institucionit.
- Mbledh, administron dhe përpunon kërkesat nga secili sektor i institucionit në lidhje me nevojat për trajnim dhe i raporton sipas linjës së hierarkisë.
- Propozon programe trajnimesh profesionale, nisur nga nevojat e evidentuara, të cilat mund të organizohen nga strukturat e agjencisë apo në bashkëpunim me strukturat e tjera publike ose jo-publike.
- Koordinon aktorët dhe faktorët relevantë, varësisht programit konkret të trajnimit, për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme në funksion të plotësimit të nevojave të financimit, plotësimit të infrastrukturës dhe bazës materiale përkatëse për realizimin e trajnimit.
- Mban kontakt me strukturat përkatëse të bashkisë dhe strukturat e tjera publike apo jo-publike, të cilat ofrojnë programe trajnimi, në funksion të plotësimit të nevojave për trajnim të institucionit.
- Njofton drejtoritë, sektorët, apo sipas rastit edhe specialistët individualisht, në lidhje me programet e trajnimeve që ofrohen sipas fushave përkatëse dhe që mund të aksesohen me apo pa pagesë nga punonjësit e agjencisë.
- Propozon dhe koordinon punën për mundësimin e trajnimeve me pagesë kur çmohet e domosdoshme për forcimin e kapaciteteve profesionale të sektorit.
- Merr pjesë në grupet e punës së trajnimit për rekrutimet e reja, sipas sektorëve përkatës.
- Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga përgjegjësi i sektorit, drejtori i drejtorisë apo drejtori i përgjithshëm.
- Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtori i drejtorisë apo përgjegjësi i sektorit.
Dokumentat që aplikanti për specialist duhet të paraqesë janë si më poshtë:
- CV;
- Kopje ID;
- Diplomë (Bachelor dhe/ose Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 20.03.2024, ora 16:00.