Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
-1(një) vend i lirë pune, specialist, në sektorin veterinar dhe mbajtjes nën kontroll të kafshëve/shpendëve, (Kategoria IV-a) ;
Disa nga detyrat që duhet të kryejë Specialisti i Sektorit Veterinar dhe Mbajtjes nën Kontroll të Kafshëve/Shpendëve janë:
- Përgjigjet për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda sektorit si dhe përgatit propozime lidhur me trajtimin e çështjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushës së veprimtarisë që mbulon sektori;
- Ofron trajtim profesional në qendër të specializuar për kafshët endacake të braktisura, pas miratimi paraprak për krijimin e këtyre qendrave;
- Ndërhyn dhe merr masa për mbrojtjen e kafshëve nga çdo mënyrë keqtrajtimi dhe kur kafshët bëhen shqetësim dhe ndikojnë në uljen e cilësisë së jetës për pjesën tjetër të komunitetit, kryesisht ndotja akustike nëpërmjet zhurmave, lehjeve etj.
- Shqyrton çdo problematikë të paraqitur nga qytetarët në lidhje me fushën e kompetencave të këtij sektori dhe i jep zgjidhje në mënyrë efikase çdo shqetësimi të bërë prezent;
- Kryen regjistrimin e e kafshëve shtëpiake, kontrollin e matrikullimit, dokumentacionin e vaksinimit të tyre dhe dokumenatcionin administrativ, si dhe informon pronarët e kafshëve për zbatimin e rregullave të mbajtjes së kafshëve/shpendëve shtëpiake, shoqërimit dhe të luksit në tërritorin e qytetit të Tiranës;
- Monitoron dhe kontrollon njësitë e tregtimit të kafshëve/shpendëve (shtëpiake, shoqërimit dhe luksit) dhe ushqimet e tyre, për pajisjen me lejet/çertifikatat përkatëse;
- Zhvillon fushata njohjeje/sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi të qytetarëve për aktet nenligjore e normative të Këshillit Bashkiak dhe/ose Kryetarit të Bashkisë, shkelja e të cilave vlerësohet si kundravajtje administrative; etj
Dokumentat që aplikanti për Specialist duhet të paraqesë janë si më poshtë:
- CV;
- Kopje ID;
- Çertifikatë personale dhe familjare;
- Diplomë (Bachelor dhe/ose Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
- Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
- Librezë pune origjinale;
- Raport mjeko – ligjor;
- Dëshmi penaliteti;
- 2 fotografi;
Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 12.02.2022 ora 16:00.