Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Specialist, në Sektorin Juridik dhe Përfaqësimit Ligjor

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës , shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, specialist ,në sektorin juridik dhe përfaqësimit ligjor, (kategoria III-b );

Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialisti juridik dhe përfaqësimit ligjor në ushtrim të kompetencave të ti janë:

  • Zbaton me përpikmëri dhe nivel të lartë profesional të gjitha detyrat për zgjidhjen e kërkesave e problematikave që parashtrohen në rrugë administrative, për çështje me natyrë ligjore;
  •  përfaqëson me autorizim, në të gjitha shkallët e proceseve gjyqësore ndaj palëve ndërgjyqëse, në të cilat Agjencia është me cilësinë e palës paditëse, palës së paditur apo palës së interesuar (e tretë), si dhe përgatit në emër të Agjencisë, kërkesë padi, ankime, kundërankime, rekurse e kundërrekurs për ti paraqitur në këto institucione;
  • ndjek me rigorozitet, ligjshmëri dhe transparencë, ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë të Gjykatës, në të cilat Agjencia eshtë palë e kreditore apo debitore; ndjek me rigorozitet rrugën ligjore, për kthimin e masave administrative të vendosura
    nga Agjencia, në tituj ekzekutivë dhe krijon kushte e mundësi dokumentare e proceduriale për vënien në ekzekutim nga struktura kompetente,komunikon dhe bashkëpunon me institucione të tjera pjesë e administratës shtetërore në nivel qëndror e vendor, si dhe me subjekte fizike e juridike, private apo publike, veprimtaria e të cilave është e lidhur me ushtrimin e sanksioneve dhe kompetencave të Agjencisë;
  • angazhohet në përgatitjen e draft akteve të ndryshme nënligjore e normative, që u paraprijnë proceseve rregullatore, kontraktore e administrative që lidhen me organizimin, kompetencat dhe funksionet e Agjencisë;
  • Përgjigjet për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkon përgjegjësi i sektorit.
  • Mban përgjegjësi për cilësinë dhe saktësinë profesionale të materialeve të përgatitura.

 Dokumentat që aplikanti për Specialist në Sektorin Juridik dhe Përfaqësimit Ligjor që duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Diplomë ( Bachelor + Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
  5. Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale;
  7. Raport mjeko – ligjor;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. 2 fotografi;

Afati për dërgimin e CV-ve të skanuara në adresën konsumatori@tirana.al është deri më datë 26.01.2022 ora 16:00.