Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës , shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
-1 (një) vend i lirë pune, specialist, në sektorin e prokurimeve dhe kontratave, (Kategoria III-b);
Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialisti janë:
- Merr nismën për përmbushjen e nevojave të agjencisë dhe ndjek zbatimin e procedurave përkatëse të kontratave publike të furnizimit me mallra, kontratave publike për shërbime dhe kontratave publike për punë, në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi “Për prokurimin publik”.
- Siguron zhvillimin në mënyrë sa më transparente dhe jo diskriminuese të proçedurave për prokurimin administrativ të shërbimeve, mallrave dhe punëve publike.
- Koordinon nxitjen e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit, konkurrencën ndërmjet tyre, si dhe siguron barazi në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve që u ngakohen ofertuesve.
- Rrit eficencën në proçedurat e prokurimit të shërbimeve, mallrave dhe punëve publike, si dhe siguron mirëpërdorimin e fondeve.
- Monitoron realizimin brenda afatit të përcaktuar ligjërisht të gjitha prokurimet për shërbime dhe mallra, me qëllim bërjen të mundur të realizimit të objektivave të agjencisë.
- Propozon për mënyrën më efikase të kryerjes së procedurave të prokurimit të blerjes së mallrave, shërbimeve dhe punëve publike, brenda hapësirës që lejon legjislacioni në fuqi dhe në përputhje me parimin e ushtrimit të diskrecionit administrativ.
- Mirëadministron dhe mban përgjegjësi për çdo çështje e cila ka si qëllim të parashikojë dhe sigurojë përdorimin sa më ekonomik dhe efektiv të fondeve publike dhe zbatimin e procedurave të prokurimit të mallrave, shërbimeve dhe punëve publike, në mbështetje të legjislacionit në fuqi.
- Administron kërkesat nga drejtoritë dhe sektorët e tjerë të institucionit për evidentimin e nevojave të tyre dhe në bashkëpunim me këto struktura të agjencisë harton dhe planifikon listën e mallrave, shërbimeve dhe punëve publike për të cilat kanë nevojë strukturat institucionit, në funksion të realizimit të misionit dhe objektivave të tyre.
Dokumentat që aplikanti për specialist duhet të paraqesë janë si më poshtë:
- CV;
- Kopje ID;
- Çertifikatë personale dhe familjare;
- Diplomë ( Bachelor dhe/ose Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
- Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
- Librezë pune origjinale;
- Raport mjeko – ligjor;
- Dëshmi penaliteti;
- 2 fotografi
Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 17.06.2022 ora 16:00.