Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant- Specialist në Sektorin e Kontrollit të Shërbimeve të Transportit Publik

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës”, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, specialist në Sektorin e Kontrollit të Shërbimeve të Transportit Publik, (Kategoria III-b );

Disa nga detyrat që duhet të kryejë Specialisti Kontrollit të Shërbimeve të Transportit Publik janë:

  • Specialisti, ka varësi të drejtpërdrejtë nga  Përgjegjësi i Sektorit dhe ka në objektiv të punës se tij, ndjekjen me përparësi dhe zgjidhjen profesionalisht të problematikave dhe detyrave të ngarkuara;
  • Monitoron dhe Kontrollon shërbimet e ofruara nga operatoret e transportit publik;
  • Planifikon dhe organizon kontrollin e shërbimit urban qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, në grupe pune me jo më pak se 2 (dy) punonjës;
  • Monitoron dhe kontrollon dokumentacionin e domosdoshëm ligjor të miratuar, për subjektet që ofrojnë shërbimin taksi;
  • Rakordon punën me DPTTV Bashkia Tiranë, për subjektet e evidentuara me masa administrative te vendosura nga specialistet e saj, në lidhje me shlyerjen e detyrimeve nga këto subjekte;

Dokumentat që aplikanti për Specialist i Kontrollit të Shërbimeve të Transportit Publik duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Diplomë ( Bachelor + Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
  5. Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale;
  7. Raport mjeko – ligjor;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. 2 fotografi;

Afati për dërgimin e CV-ve të skanuara në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 01.01.2022 ora 16:00.