Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant- Specialist në Sektorin e Kontrollit të Praktikave dhe Garancive Tregtare

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës”, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

1(një) vend i lirë pune, specialist në Sektorin e Kontrollit të Praktikave dhe Garancive Tregtare, (Kategoria IV-a);

Disa nga detyrat që duhet të kryejë Specialisti i Sektorit të Kontrollit të Praktikave dhe Garancive Tregetare janë:

  • Të monitorojë mënyrën e sjelljes, përfaqësimit, komunikimit, publicitetin dhe tregëtimin që lidhet drejtpërdrejtë me mallrat dhe shërbimet që i ofrohen konsumatorit;
  • Të monitorojë dhe të ndërhyjë në rast të konstatimit të praktikave të ndaluara tregëtare, praktika agresive dhe çorientuese;
  • Të informojë subjektin tregëtar, për konstatimin e përdorimit të praktikes tregëtare të ndaluar;
  • Të ofrojë mundësi zgjidhje të mosmarrëveshjeve tregëtar-konsumator, që kanë lidhje me praktikat dhe garancitë tregëtare;
  • Bashkërendon punën me institucionet e tjera, për trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjes sa më efikase në lidhje me problematikat në fushën e veprimtarisë;
  • Te njoftojë strukturat kompetente, për marjen e masave sanksinuese ndaj subjekteve që përdorin praktika të gabuara.

Dokumentat që aplikanti për Specialist i Sektorit të Kontrollit të Praktikave dhe Garancive Tregetare duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Diplomë ( Bachelor/ Master Profesional / Shkencor) dhe listë notash të noterizuara;
  5. Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale;
  7. Raport mjeko – ligjor;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. 2 fotografi;

Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 10.12.2021 ora 16:00.