Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Specialist IT

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, specialist IT, (Kategoria IV-a);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialist IT janë:

  • Drejton, kontrollon dhe është përgjegjës për operimin e sistemit informatik dhe procesin e shkëmbimit elektronik të të dhënave në gjithë strukturat e agjencisë.
  • Kujdeset për mirmbajtjen e pajisjeve dhe rrjetit kompjuterik.
  • Përcakton periudhën e serviseve të mundshme të pajisjeve, fuqizimin e tyre apo të rrjetit, në përputhje me kërkesat gjithnjë në rritje të agjencisë.
  • Përcakton kërkesat teknike për sistemet në ngarkim dhe përgatit termat e referencës për informatizimin e mëtejshëm të agjencisë.
  • Kujdeset për krijimin dhe mirmbajtjen nga ana teknike të faqeve zyrtare web si dhe faqet e tjera të rrjeteve sociale që lidhen drejtpërdrejt me punën e agjencisë.
  • Menaxhon krijimin dhe përmirësimin e infrastrukturës Hardware dhe siguron: zgjidhjen e problemeve teknike për përdorimin e pajisjeve, konsulencë për udhëzues përdorimi, manuale teknike dhe implementime zgjidhjesh, në shërbim të përdorimit efiçent dhe të kujdesshëm nga punonjësit e agjencisë, për të shmangur keqpërdorimin dhe dëmet nga mungesa e informacionit përpërdorimin e këtyre pajisjeve.
  • Bashkërendon punën me strukturat e Drejtorisë së Sistemeve të Informimit dhe IT–së të Bashkisë së Tiranës, për sigurmin e asistencës në lidhje me mbledhjen, disponueshmërinë, sigurinë dhe përshtatshmërinë e të dhënave.
  • Organizon dhe monitoron punën për dhënien e nivelit të parë të ndihmës për të gjitha pajisjet elektronike të agjencisë (që përfshijnë por nuk kufizohen vetëm në: server, kompjutera, printera, skanera, sistemit të fonisë, sistemit të telefonisë, sistemit të kartave hyrëse-dalëse, kamerave, fotokopjeve, ups).
  • Menaxhon procesin e konfigurimit dhe instalimit të specializuar në domain, mail server dhe sisteme të tjera elektronike, si dhe monitoron komunikimin elektronik me përdoruesit e kompjuterave, të cilët hasin vështirësi në zgjidhje.
  • Monitoron dhe menaxhon punën për ridizenjimin e aplikacioneve dhe programeve të tjera, si strategji për rritjen e performancës të aplikacioneve në nivel përdoruesi, duke ruajtur konfidencialitetin e sistemeve, bazës së të dhënave dhe gjithë informacioneve të trajtuara nga agjencia.
  • Është pjesë e grupeve të punës të ngritur me urdhër të titullarit, që kanë lidhje me fushën e tij të njohurivem arsimimit dhe pozicionit të punës.
  • Punon në vazhdimësi për zhvillimin personal, në aspektin teknik-profesional dhe atë të përditësimit të njohurive të bazës ligjore dhe nënligjore në fuqi, në mënyrë të veçantë të atyre që lidhen me fushën që mbulon Sektori për Mediat.
  • Merr pjesë në veprimtaritë trajnuese të agjencisë, bashkisë, apo institucioneve të tjera, në funksion të zhvillimit personal.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtori i drejtorisë apo përgjegjësi i sektorit.

Dokumentat që aplikanti për asistent/sekretar duhet të paraqesë janë si më poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Diplomë Bachelor (Master Shkencor/Profesional) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 02.05.2024,  ora 16:00.