Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Shofer, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, shofer, sektori i shërbimeve mbështetëse, (Klasa VI);

– Disa nga detyrat që duhet të kryejë shoferi janë:

  • Përdor automjetin/ automjetet e institucionit me urdhër/ autorizim të titullarit të institucionit.
  • Zbaton rregullat e qarkullimit rrugor dhe të sigurimit teknik gjatë përdorimit të mjeteve të agjencisë.
  • Merr në dorëzim automjetin me procesverbal të rregullt, në prani të punonjësit që dorëzon mjetin dhe përgjegjësit të sektorit përkatës.
  • Përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin e mjetit që ka në përdorim.
  • Plotëson dhe nënshkruan fletë-udhëtimet pas udhëtimeve përkatëse dhe në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Pas plotësimit, dorëzon fletë- udhëtimet periodikisht në Sektorin e Financës të institucionit. Një kopje e këtyre fletë-udhëtimeve i njoftohet/ raportohet Përgjegjësit të Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse.
  • Qëndron në gadishmëri dhe në ndihmë të strukturave të institucionit, sipas kërkesave të punonjësve, pas marrjes paraprakisht të pëlqimit verbal nga Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse të agjencisë.
  • Monitoron gjendjen e mjetit sa herë që e merr në dorëzim/ dorëzon atë, si dhe periodikisht nisur nga intensiteti i përdorimit, duke u siguruar që mjeti është i përshtatshëm për udhëtim dhe në rast të shfaqjes së problemeve në gjendjen e mjetit, raporton në linjë hierarkike në strukturat e agjencisë.
  • Kontrollon për afatet e dokumentacionit tekniko-ligjor, të lejes së qarkullimit dhe lejes së drejtimit dhe ndërmerr nismën për fillimin e procedurave për përditësimin e tyre, në bashkëpunim me strukturat e tjera të agjencisë.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtori i drejtorisë apo përgjegjësi i sektorit.

Dokumentat që aplikanti për shofer duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Arsimin përkatës/diplomë dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 25.02.2024,  ora 16:00.