Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Sektori i Kontrollit dhe Infrastrukturës Publike

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, specialist, sektori i kontrollit dhe infrastrukturës publike, (Kategoria IV-a);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë specialisti janë:

  • Zbaton drejtpërdrejtë vetë, nën përgjegjësinë e tij direkte, të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij.
  • Kryen zbatimin e detyrave të ngarkuara apo të deleguara, duke realizuar praktikat, procedurat apo veprimet administrative përkatëse, në bashkëpunim dhe me ndihmën e Përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  • Jep përgjigje ligjore dhe teknike për zgjidhjen e problemeve, për kërkesat dhe ankesat që i kalojnë për t’u përpunuar, brenda fushës së tij të veprimit në Sektorin e Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  • Përgatit propozime në lidhje me trajtimin e çështjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, të kërkesave, ankesave dhe çështjeve të tjera të lidhura me fushën që mbulon Sektori i Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  • Ndjek dhe përpilon dokumentacionin përkatës në përgjigje të korespondencës institucionale për fushën që mbulon sektori, deri në kthim përgjigje brenda afateve ligjore dhe nënligjore të përcaktuara.
  • Koncepton dhe përgatit shkresën dhe praktikën e përgjigjes në tërësi, dhe pasi e nënshkruan në përputhje me bindjen e tij dhe ligjin, ia paraqet Përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit së Infrastrukturës Publike, apo sipas rastit, drejtuesve të linjës së hierarkisë.
  • Punon në vazhdimësi për zhvillimin personal, në aspektin teknik-profesional dhe atë të përditësimit të njohurive të bazës ligjore dhe nënligjore në fuqi, në mënyrë të veçantë të atyre që lidhen me fushën që mbulon Sektori i Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  • Merr pjesë në veprimtaritë trajnuese të agjencisë, bashkisë, apo institucioneve të tjera, në funksion të zhvillimit personal.
  • Ndihmon dhe bashkëpunon me specialistët e tjerë të sektorit dhe të agjencisë, në përgatitjen e materialeve të ndryshme që kanë lidhje me veprimtarinë e Sektorit të Kontrollit të Infrastrukturës Publike dhe që i ngarkohen nga punonjësit e linjës hierarkike.
  • Merr pjesë në grupe të ndryshme pune, komisione apo borde, me propozim të Përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit të Infrastrukturës Publike apo Drejtorit të Drejtorisë së Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe të Shërbimeve Publike dhe me miratim të Drejtorit të Përgjithshëm.
  • Paraqet propozime pranë Përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit të Infrastrukturës Publike dhe Drejtorit të Drejtorisë së Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe të Shërbimeve Publike, në rast se është e nevojshme edhe në bashkëpunim me specialistët e tjerë të sektorit ku bën pjesë apo sektorëve të tjerë të agjencisë, për ndryshime apo rregullime në dispozitat ligjore, nënligjore e normative në fuqi, mbi të cilat ushtron kompetencat sektori dhe për mënyrën më efikase të organizimit e të funksionimit të tij.
  • Kryen studime për çështje të ndryshme me interes publik dhe institucional, për fushat që mbulon Sektori i Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtori i drejtorisë apo përgjegjësi i sektorit.

Dokumentat që aplikanti për specialist duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Diplomë (Bachelor dhe/ose Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 14.03.2024,  ora 16:00.