Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Përgjegjës Sektori, Sektori i Kontrollit të Ndotjeve në Mjedis

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, përgjegjës sektori, sektori i kontrollit të ndotjeve në mjedis, (Kategoria III-a);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë përgjegjësi i sektorit të kontrollit të ndotjeve në mjedis janë:

  1. Merr masa organizative në lidhje me plotësimin dhe zbatimin e detyrave të ngarkuara për çdo punonjës në veçanti dhe si sektor në përgjithësi, brenda programit dhe planifikimit të miratuar për drejtorinë ku bën pjesë.
  • Evidenton problematikën që vihet re nga veprimtaria e përditshme e të punësuarve gjatë ushtrimit të detyrës, nga kërkesat dhe ankesat e bëra prezent prej operatorëve dhe subjekteve të tjerë ligjorë, si dhe përcakton e orienton zgjidhjet e mundshme për trajtimin e tyre brenda kuadrit ligjor në fuqi, duke i propozuar eprorit direkt rrugëzgjidhjet përkatëse.
  • Kontrollon punën e përditshme të specialistëve në varësi, për plotësimin e detyrave që i janë ngarkuar apo deleguar, si dhe i propozon drejtorit të drejtorisë, fillimin e procedurës për masë disiplinore në rast të shkeljeve të mundshme nga punonjësit e strukturës në varësi.
  • Kryen vlerësimin e performancës së punës për punonjësit në varësi të drejtpërdrejtë të tij, si dhe shqyrton kërkesat për rivlerësim, në rast se kërkohet prej tyre.
  • Zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me sektorët e tjerë brenda Drejtorisë së Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe të Shërbimeve Publike, si dhe me sektorë të tjerë të agjencisë, për zgjidhjen e çështjeve që kanë nevojë për ekspertizën e përbashkët të një ose më shumë sektorëve të institucionit.
  • Organizon sistemin e administrimit dokumentar, të informacionit, statistikave dhe të raportimit kur kërkohet nga eprorët, për veprimtarinë e sektorit që drejton.
  • Zbaton procedurat, afatet dhe kriteret për bazueshmërinë ligjore e nënligjore, gjatë përmbushjes së detyrave të caktuara për sektorin, në lidhje me korespondencën zyrtare dhe përgjigjet për to përpara drejtorit të drejtorisë përkatëse.
  • Ndihmon dhe bashkëpunon me specialistët e sektorit që drejton, në drejtim të marrjes së nismës, përgatitjes së materialeve dhe kryerjes së veprimeve të ndryshme proceduriale apo administrative, që kanë lidhje me veprimtarinë e Sektorit të Kontrollit të Infrastrukturës Publike.
  • Merr pjesë në grupe të ndryshme pune, komisione apo borde, me propozim të drejtorit të drejtorisë dhe me miratim të drejtorit të përgjithshëm.
  1. Merr pjesë në grupin e punës së trajnimit për të punësuarit apo për rekrutimet e reja, të sektorit që drejton dhe të agjencisë.
  1. Përgatit për miratim nga Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe të Shërbimeve Publike, raportimin vjetor të punës së sektorit të tij për vitin aktual dhe programin për parashikimet në vitin pasardhës.
  1. Paraqet propozime pranë drejtorit të drejtorisë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Kontrollit të Ndotjeve në Mjedis, për ndryshime apo rregullime në dispozitat ligjore, nënligjore e normative në fuqi, mbi të cilat ushtron kompetencat sektori dhe për mënyrën më efikase të organizimit e të funksionimit të tij.
  1. Punon në vazhdimësi për zhvillimin personal, në aspektin teknik-profesional dhe atë të përditësimit të njohurive të bazës ligjore dhe nënligjore në fuqi, në mënyrë të veçantë të atyre që lidhen me fushën që mbulon Sektori i Kontrollit të Ndotjeve në Mjedis.
  1. Merr pjesë në veprimtaritë trajnuese të agjencisë, bashkisë, apo institucioneve të tjera, në funksion të zhvillimit personal.
  1. Kryen studime për çështje të ndryshme me interes publik dhe institucional, për fushat që mbulon Sektori i Kontrollit të Ndotjeve në Mjedis.
  1. Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm apo drejtori i drejtorisë.

Dokumentat që aplikanti për specialist duhet të paraqesë janë si më poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Diplomë Bachelor (dhe Master Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 14.03.2024,  ora 16:00.