Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant- Punonjës Shërbimi (Shofer)

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës”, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1(një) vend i lirë pune, Punonjës Shërbimi (Shofer), Sektori i Burimeve Njerëzore, (Klasa III).

Punonjësi i Shërbimit (shofer) ka për detyrë si më poshtë:

  • Realizon funksionet ndihmëse të sektorëve të ndryshëm të Agjencisë, për të cilat nuk kërkohen kritere profesionale e arsimore specifike;
  • Drejtuesit e automjeteve në dispozicion të institucionit përgjigjen për gatishmërinë e mjeteve të tyre dhe informojnë Drejtorinë e Administrimit dhe Shërbimeve Mbështetëse për nevojat dhe gjendjen e tyre;
  • Çdo shërbim që duhet të kryejnë, konfirmohet me urdhër të Drejtorittë Përgjithshëm;
  • Punonjësi i Shërbimit ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Sektorit Përkatës;

Dokumentat që aplikanti për Punonjës Shërbimi / Shofer duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Deftesë e arsimit të kryer e noterizuar;
  5. Librezë pune origjinale;
  6. Raport mjeko – ligjor;
  7. Dëshmi penaliteti;
  8. 2 fotografi;
  9. Leje drejtimi / Patentë

Afati për dërgimin e CV-ve dhe Dëftesave të skanuara në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 26.12.2021 ora 16:00.