Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
-1 (një) vend i lirë pune, punonjës shërbimi, sektori i shërbimeve mbështetëse, kategoria e pagës (klasa VI).
Disa nga detyrat që duhet të kryejë punonjësi i shërbimit janë:
- Të punësuarit si punonjës shërbimi me detyra të përgjithshme, përveç njohurive të përgjithshme në funksion të mirëmbajtjes, duhet të kenë përgatitje fizike të përshtatshme për të përballuar punën në terren në shërbim të sektorit përgjegjës për kafshët endacake.
- Detyra e punonjësit të shërbimit lidhet, përveçse sa më lart, me sigurimin e funksioneve ndihmëse për sektorë të ndryshëm të agjencisë, për të cilat nuk kërkohen kritere arsimore e profesionale specifike.
- Për punonjësit e shërbimit është e domosdoshme pajisja me njohuri dhe përvojë praktike si dhe gjendje e mirë fizike e shëndet i plotë, në funksion të realizimit me sukses të detyrave të ngarkuara.
- Punonjësi i shërbimit, ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit të shërbimeve mbështetëse, dhe varësi brenda linjës hierarkike përkatëse.
- Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtorit të drejtorisë apo përgjegjësit të sektorit.
- Kompetencat, përgjegjësitë dhe elementë të tjerë të punës së përditshme, që përbëjnë në tërësi detyrën zyrtare të Punonjësit të Shërbimit, përcaktohen më të detajuara në Përshkrimin e Punës, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në bazë e për zbatim të kësaj rregulloreje, dokument i cili përbën edhe bazën e vlerësimit të punonjësit të emëruar në këtë pozicion pune të strukturës së agjencisë.
Dokumentat që aplikanti për specialist duhet të paraqesë janë si më poshtë:
- CV;
- Kopje ID;
- Çertifikatë personale dhe familjare;
- Dëftesë e shkollës së mesme, Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
- Librezë pune origjinale;
- Raport mjeko – ligjor;
- Dëshmi penaliteti;
- 2 fotografi;
Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 06.04.2023 ora 16:00.