Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Punonjës Shërbimi, Sektori i Përkujdesjes dhe Strehimit të Kafshëve Endacake

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, punonjës shërbimi, sektori i përkujdesjes dhe strehimit të kafshëve endacake, (Klasa VI);

– Disa nga detyrat që duhet të kryejë punonjësi i shërbimit janë:

  1. Të sigurojë mirëmbajtjen e sendeve, pajisjeve dhe ndërtesës së Sektorit të Përkujdesjes dhe Strehimit të Kafshëve Endacake, në funksion të garantimit të shëndetit dhe kushteve të punës për punonjësit, sipas parashikimeve të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.
  • Të kryejë mirëmbajtjen dhe pastrimin e përditshëm të mjediseve ku qëndrojnë kafshët endacake, brenda apo jashtë ndërtesës së sektorit, duke siguruar kushtet e përshtatshme të higjienës në funksion të mirëqënies së kafshëve.
  • Të sigurohet që kafshët ushqehen periodikisht dhe rregullisht, sipas udhëzimeve të specialistëve veterinerë.
  • Të jetë në ndihmë të specialistëve dhe punonjësve të tjerë të sektorit, në funksion të kryerjes së proceseve dhe procedurave.
  • Të punësuarit si punonjës shërbimi në këtë sektor, përveç njohurive të përgjithshme në funksion të mirëmbajtjes, duhet të kenë përgatitje fizike të përshtatshme për të përballuar punën në terren për kapjen e kafshëve endacake.
  • Për punonjësit e shërbimit të Sektorit të Përkujdesjes dhe Strehimit të Kafshëve Endacake është e domosdoshme pajisja me njohuri dhe përvojë praktike si dhe gjendje e mirë fizike e shëndet i plotë, në funksion të realizimit me sukses të detyrave të ngarkuara.
  • Punonjësi i shërbimit, ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Sektorit të Përkujdesjes dhe Strehimit të Kafshëve Endacake dhe varësi brenda linjës hierarkike përkatëse.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtorit të drejtorisë apo përgjegjësit të sektorit.

Dokumentat që aplikanti për punonjës shërbimi duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Arsimin përkatës/diplomë dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 23.02.2024,  ora 16:00.