Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant- Punonjës Shërbimi (Sanitare)

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës”, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

1(njëvend i lirë pune, Punonjës Shërbimi (Sanitare), Sektori i Burimeve Njerëzore, (Klasa III).

Disa nga detyrat që duhet të kryejë Punonjësi i Shërbimit (Sanitare) janë :

  • Punonjësi i Shërbimit ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Sektorit Përkatës;
  • Puna konsiston në mirëmbajtjen e ambienteve,orendive,paisjeve të institucionit;
  • Ruan standartet e pastërtisë në mjediset e brendëshme të institucionit;
  • Njeh dhe zbaton rrregulloren e brendshme të institucionit.

Dokumentat që aplikanti për Punonjës Shërbimit (Sanitare)  duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Deftëse e noterizuar;
  5. Librezë pune origjinale;
  6. Raport mjeko – ligjor;
  7. Dëshmi penaliteti;
  8. 2 fotografi;

Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 10.12.2021 ora 16:00.