Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Përgjegjës Sektori, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, përgjegjës sektori, sektori i shërbimeve mbështetëse, (Kategoria III-a);

Disa nga detyrat që duhet të kryejë përgjegjësi i sektorit janë:

  1. Merr masa organizative në lidhje me plotësimin dhe zbatimin e detyrave të ngarkuara për çdo punonjës në veçanti dhe si sektor në përgjithësi, brenda programit dhe planifikimit të miratuar për drejtorinë ku bën pjesë.
  • Evidenton problematikën që vihet re nga veprimtaria e përditshme e të punësuarve gjatë ushtrimit të detyrës, nga kërkesat dhe ankesat e bëra prezent prej punonjësve të tjerë të agjencisë, si dhe përcakton e orienton zgjidhjet e mundshme për trajtimin e tyre brenda kuadrit ligjor në fuqi, duke i propozuar eprorit direkt rrugëzgjidhjet përkatëse.
  • Kontrollon punën e përditshme të punonjësve në varësi, për plotësimin e detyrave që i janë ngarkuar apo deleguar, si dhe i propozon drejtorit të drejtorisë, fillimin e procedurës për masë disiplinore në rast të shkeljeve të mundshme nga punonjësit e strukturës në varësi.
  • Kryen vlerësimin e performancës së punës për punonjësit në varësi të drejtpërdrejtë të tij, si dhe shqyrton kërkesat për rivlerësim, në rast se kërkohet prej tyre.
  • Zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me sektorët e tjerë brenda Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, si dhe me sektorë të tjerë të agjencisë, për zgjidhjen e çështjeve që kanë nevojë për ekspertizën e përbashkët të një ose më shumë sektorëve të institucionit.
  • Organizon sistemin e administrimit dokumentar, të informacionit, statistikave dhe të raportimit kur kërkohet nga eprorët, për veprimtarinë e sektorit që drejton.
  • Zbaton procedurat, afatet dhe kriteret për bazueshmërinë ligjore e nënligjore, gjatë përmbushjes së detyrave të caktuara për sektorin, në lidhje me korespondencën zyrtare dhe përgjigjet për to përpara drejtorit të drejtorisë përkatëse.
  • Merr pjesë në grupe të ndryshme pune, komisione apo borde, me propozim të drejtorit të drejtorisë dhe me miratim të drejtorit të përgjithshëm.
  1. Merr pjesë në grupin e punës së trajnimit për të punësuarit apo për rekrutimet e reja, të sektorit që drejton dhe të agjencisë.
  • Përgatit për miratim nga Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, raportimin vjetor të punës së sektorit të tij për vitin aktual dhe programin për parashikimet në vitin pasardhës.
  • Paraqet propozime pranë drejtorit të drejtorisë, në bashkëpunim me punonjësit e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, për ndryshime apo rregullime në dispozitat ligjore, nënligjore e normative në fuqi, mbi të cilat ushtron kompetencat sektori dhe për mënyrën më efikase të organizimit e të funksionimit të tij.
  • Punon në vazhdimësi për zhvillimin personal, në aspektin teknik-profesional dhe atë të përditësimit të njohurive të bazës ligjore dhe nënligjore në fuqi, në mënyrë të veçantë të atyre që lidhen me fushën që mbulon Sektori i Shërbimeve Mbështetëse.
  • Merr pjesë në veprimtaritë trajnuese të agjencisë, bashkisë, apo institucioneve të tjera, në funksion të zhvillimit personal.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm apo drejtorit të drejtorisë.
  • Kompetencat, përgjegjësitë dhe elementë të tjerë të punës së përditshme, që përbëjnë në tërësi detyrën zyrtare të Përgjegjësit të Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, përcaktohen më të detajuara në Përshkrimin e Punës, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në bazë e për zbatim të kësaj rregulloreje, dokument i cili përbën edhe bazën e vlerësimit të punonjësit të emëruar në këtë pozicion pune të strukturës së agjencisë.

Dokumentat që aplikanti për specialist duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Diplomë (Bachelor dhe Master Profesional/Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;
  5. Çertifikata, kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale;
  7. Raport mjeko – ligjor;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. 2 fotografi;

Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 03.03.2023 ora 16:00.