Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Përgjegjës Sektori, Sektori i Financës

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, përgjegjës sektori, sektori i financës, (Kategoria III-a);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë përgjegjësi i sektorit të financës janë:

  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm apo drejtori i drejtorisë
  • Evidenton problematikën që vihet re nga veprimtaria e përditshme e të punësuarve gjatë ushtrimit të detyrës, nga kërkesat dhe ankesat e bëra prezent prej operatorëve dhe subjekteve të tjerë ligjorë, si dhe përcakton e orienton zgjidhjet e mundshme për trajtimin e tyre brenda kuadrit ligjor në fuqi, duke i propozuar eprorit direkt rrugëzgjidhjet përkatëse.
  • Kontrollon punën e përditshme të specialistëve në varësi, për plotësimin e detyrave që i janë ngarkuar apo deleguar, si dhe i propozon drejtorit të drejtorisë, fillimin e procedurës për masë disiplinore në rast të shkeljeve të mundshme nga punonjësit e strukturës në varësi.
  • Kryen vlerësimin e performancës së punës për punonjësit në varësi të drejtpërdrejtë të tij, si dhe shqyrton kërkesat për rivlerësim, në rast se kërkohet prej tyre.
  • Zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me sektorët e tjerë brenda agjencisë, për zgjidhjen e çështjeve që kanë nevojë për ekspertizën e përbashkët të një ose më shumë sektorëve të institucionit.
  • Organizon sistemin e administrimit dokumentar, të informacionit, statistikave dhe të raportimit kur kërkohet nga eprorët, për veprimtarinë e sektorit që drejton.
  • Zbaton procedurat, afatet dhe kriteret për bazueshmërinë ligjore e nënligjore, gjatë përmbushjes së detyrave të caktuara për sektorin, në lidhje me korespondencën zyrtare dhe përgjigjet për to përpara drejtorit të drejtorisë përkatëse.
  • Ndihmon dhe bashkëpunon me specialistët e sektorit që drejton, në drejtim të marrjes së nismës, përgatitjes së materialeve dhe kryerjes së veprimeve të ndryshme proceduriale apo administrative, që kanë lidhje me veprimtarinë e Sektorit të Prokurimeve dhe Kontratave.
  • Merr pjesë në grupe të ndryshme pune, komisione apo borde, me propozim të drejtorit të drejtorisë dhe me miratim të drejtorit të përgjithshëm.
  • Merr pjesë në grupin e punës së trajnimit për të punësuarit apo për rekrutimet e reja, të sektorit që drejton dhe të agjencisë.
  • Përgatit për miratim nga Drejtori i Drejtorisë së Financës, raportimin vjetor të punës së sektorit të tij për vitin aktual dhe programin për parashikimet në vitin pasardhës.
  • Paraqet propozime pranë drejtorit të drejtorisë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Financës, për ndryshime apo rregullime në dispozitat ligjore, nënligjore e normative në fuqi, mbi të cilat ushtron kompetencat sektori dhe për mënyrën më efikase të organizimit e të funksionimit të tij.
  • Punon në vazhdimësi për zhvillimin personal, në aspektin teknik-profesional dhe atë të përditësimit të njohurive të bazës ligjore dhe nënligjore në fuqi, në mënyrë të veçantë të atyre që lidhen me fushën që mbulon Sektori i Financës.
  • Merr pjesë në veprimtaritë trajnuese të agjencisë, bashkisë, apo institucioneve të tjera, në funksion të zhvillimit personal.
  • Kryen studime për çështje të ndryshme me interes publik dhe institucional, për fushat që mbulon Sektori i Financës.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm apo drejtori i drejtorisë

Dokumentat që aplikanti për specialist duhet të paraqesë janë si më poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Diplomë Bachelor (dhe Master Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 30.03.2024,  ora 16:00.