Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Mediat

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Mediat, (Kategoria II-b);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë drejtori i drejtorisë së marrëdhënieve me publikun dhe mediat janë:

  • Komunikon në mënyrë transparente dhe në kohë reale me konsumatorin dhe qytetarin e Tiranës nëpërmjet prezantimit publik dhe dinjitoz të aktivitetve në median e shkruar, vizive apo rrjetet sociale.
  • Monitoron pa ndërprerje imazhin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në mediat e shkruara, vizive apo rrjetet sociale, raporton mbi të dhe mban lidhjet e nevojshme institucionale.
  • Prezanton pranë Drejtorit të Përgjithshëm, mendimet, vërejtjet, sygjerimet dhe propozimet që vijnë nga konsumatorët dhe qytetarët, si dhe ndikon në përmirësimin e performancës, përmbushjen e objektivave dhe arritjen e rezultateve të kërkuara nga agjencia.
  • Bashkërendon punën për vënien në dispozicion të drejtorive të tjera apo sektorëve specifikë, të kërkesave dhe ankesave të mbërritura online në portalin zyrtar të agjencisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Dokumentat që aplikanti si Drejtor Drejtorie duhet të paraqesë janë si më poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Diplomë Master Shkencor ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 07.06.2024,  ora 16:00.