Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Financës

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, drejtor drejtorie, drejtoria e financës, (Kategoria II-b);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë drejtori i drejtorisë janë:

  • Parashikon dhe përpilon buxhetin vjetor sipas nevojave të identifikuara, si dhe kryen veprimet e nevojshme për ndryshimin e këtyre parashikimeve, të tilla si kërkesa për shtesa, pakësime ose kalim fondesh nga një llogari në një tjetër, gjatë vitit faktik, bazuar në legjislacionin në fuqi.
  • Bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar të Bashkisë Tiranë si dhe raporton tek kjo drejtori për menaxhimin e fondeve të të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Raporton tek Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar e Bashkisë Tiranë, pasi koordinohet me të gjithë sektorët dhe drejtoritë e agjencisë në lidhje me indikatorët e tyre, në lidhje me performancën e institucionit në tërësi, bazuar në parashikimet e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  • Bashkëpunon me strukturat e tjera të bashkisë dhe degës së Thesarit të Tiranës, në funksion të ushtrimit të kompetencave që i janë ngarkuar agjencisë nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, në lidhje me vjeljen e të ardhurave që burojnë nga masat administrative, si dhe krijimin, administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit dhe pasqyrave përkatëse financiare sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.
  • Rakordon me Drejtorinë e Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe e Shërbimeve Publike, në lidhje me masat administrative të marra nga kontrollorët e kësaj drejtorie, mbi baza periodike, për efekt të kontabilizimit të tyre.
  • Regjistron në sistemin financiar IMPRO, të urdhërpagesave të shpenzimeve të kryera nga institucioni, si dhe të proçesverbaleve të kundravajtjeve administrative për evidentimin e debitorëve dhe për arkëtimin e shumave përkatëse pas ekzekutimit vullnetar apo të detyrueshëm, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  • Mban korespondencën e nevojshme brenda dhe jashtë institucionit dhe rakordon me strukturat e tjera të ngarkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi, për vjeljen e detyrimeve që burojnë nga masat administrative, duke përfshirë strukturat e ekzekutimit me forcë të këtyre detyrimeve, në funksion të rakordimit për shlyerjen e detyrimeve nga ana e debitorëve.
  • Rakordon punën me Drejtorinë e Inspektimit, Monitorimit për Infrastrukturën dhe të Shërbimeve Publike si dhe Drejtorinë Juridike, të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në funksion të procedurave të vjeljes së masave administrative.
  • Propozon qasje të reja për zgjidhje efikase të çështjeve që lidhen me administrimin dhe menaxhimin e burimeve financiare e njerëzore, bazuar në organizimin, funksionimin dhe kompetencat e agjencisë.
  • Planifikon dhe menaxhon zbatimin e detyrave të punonjësve të sektorit, brenda fushës së tij të kompetencave të karakterit financiar, që rrjedhin nga baza ligjore dhe nënligjore në fuqi, duke synuar realizimin në kohë të tyre.
  • Siguron dhe mban përgjegjësi për realizimin në përputhje me bazën ligjore dhe nënligjore në fuqi të procedurave financiare që ndjek drejtoria.
  • Drejton dhe bashkërendon punën e punonjësve të strukturës në varësi të saj, me qëllim realizimin me efiçencë të detyrave dhe procedurave me implikime financiare të institucionit, të ngarkuara nga titullari dhe legjislacioni në fuqi.
  • Ofron bashkëpunimin dhe konsulencën për drejtoritë e tjera në lidhje me detyrat me natyrë financiare të ngarkuara nga titullari, në funksion të zgjidhjes së çështjeve komplekse ku është e nevojshme përfshirja e strukturave të ndryshme të agjencisë.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër lidhur me fushën e tij të kompetencave, e cila i ngarkohet nga drejtori i përgjithshëm.

Dokumentat që aplikanti për drejtor drejtorie duhet të paraqesë janë si më  poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Diplomë (Master Shkencor) ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara;

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 01.03.2024,  ora 16:00.