Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit shpall pozicion vakant – Asistent/Sekretare

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, shpall
procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:

-1 (një) vend i lirë pune, asistent/sekretare, (Klasa VIII);

-Disa nga detyrat që duhet të kryejë asistent/sekretari i drejtorit të përgjithshëm janë:

a)Evidenton, regjistron dhe organizon realizimin e axhendës së përditshme të Drejtorit të Përgjithshëm, duke bashkëpunuar edhe me drejtorët e drejtorive të agjencisë.

b) Organizon, sistemon dhe siguron rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për Drejtorin e Përgjithshëm.

c) Siguron transmetimin korrekt të porosive që jep Drejtori i Përgjithshëm për çdo të punësuar në Agjenci, duke realizuar lidhjen e drejtëpërdrejtë me ta nëpërmjet mjeteve dhe formave të komunikimit, si dhe me të gjitha institucionet e tjera me të cilat është i nevojshëm komunikimi për probleme e çështje të ndryshme pune.

d) Me porosi të Drejtori të Përgjithshëm, kryen verifikimin e korrespondencave, praktikave apo procedurave të veçanta dhe informon titullarin e institucionit për konstatimin në të cilin ka arritur.

e) Regjistron dhe kujton në mënyrë të përditësuar Drejtorin e Përgjithshëm, për aktivitetet e ndryshme ku është ftuar për pjesëmarrje, si dhe realizon njoftimin ditor mbi ngjarjet dhe evenimente të ndryshme që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së agjencisë.

f) Nëpërmjet punonjësve të Protokollit dhe të Arkivës, pret dhe nis gjithë korrespondencën personale të Drejtorit të Përgjithshëm, si dhe korrespondencën e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës.

g) Mban një regjistër të veçantë fizik apo elektronik të shkresave të cilat merr në dorëzim nga Protokolli i institucionit dhe që ua shpërndan drejtorive respektive, me fokus në korespondencën dalëse që nënshkruan drejtori i përgjithshëm, në mënyrë që të koordinojë dhe rakordojë me strukturat e tjera të agjencisë për evidentimin e zbatimit të afateve ligjore për kthimin e përgjigjeve të institucionit.

h) Mban protokollin e mbledhjeve dhe pret delegacionet e huaja, vizitorët dhe ekspertët që kërkojnë takim me titullarin e agjencisë.

Dokumentat që aplikanti për asistent/sekretar duhet të paraqesë janë si më poshtë:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Arsimin përkatës (Dëftëse apo Diplomë Bachelor, Master Shkencor/Profesional ose Diplomë e Nivelit të Dytë, dhe listë notash të noterizuara);

Afati për dërgimin e CV-ve, Diplomës dhe ID, të skanuar në adresën elektronike konsumatori@tirana.al dhe/ ose me postë në adresën: rruga ‘‘Murat Toptani”, 1001, ndërtesa 12, kati 2, Tiranë, është deri me datë 14.04.2024,  ora 16:00.