Veterinerët lëvizës, pranë komunitetit tek Sheshi “Shtraus”

Për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve të Tiranës, por edhe në ndihmë të komunitetit kafshëdashës, nisma e veterinerëve lëvizës ka vijuar këtë herë në zonën e sheshit “Shtraus”. Ekipi i terrenit ka trajtuar me antiparazitarë dhe vaksina, rreth 20 katërputrosha për të cilët kujdesen disa banorë të lagjes, mes tyre edhe zonja Diana Demneri. Ajo prej vitesh njihet mes vullnetarëve për dashurinë dhe kujdesin ndaj qenushëve endacakë, një pjesë të së cilëve i mban brenda shtëpisë së saj. Katërputroshët, ishin trajtuar më herët edhe pranë Qendrës Veterinare të Bashkisë Tiranë, në përputhje me procesin e sterizilimit, të nisur tashmë prej vitesh nga Bashkia e Tiranës.