Sektori Veterinar dhe Mbajtja në Kontroll e Kafshëve/Shpendëve,ka për qellim,mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët dhe prodhimet e tyre, duke kryer shërbimin veterinar në mjediset e thertores dhe njësive të therjes për kontrollin shëndetësor të kafshëve para dhe pas therjes, vulosjen e karkasave të mishit dhe lëshimin e certifikatës veterinare që shoqëron mishin dhe nënproduktet e tij, në përputhje me kërkesat e akteve ligjore e nënligjore në fuqi, përbën objektivin kryesor të sektorit.Sektori Veterinar dhe Mbajtja në Kontroll e Kafshëve/Shpendëve ka ne kompetencat e tij:
- kontrollon thertoret apo njësitë e therjes të përcaktuara dhe të miratuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
- bashkepunon me strukturat e sherbimit veterinar rajonal,per zbatimin e masave profilaktike,ne kufizimin dhe crrenjosjen e semundjeve infektive te kafshet;
- njofton autoritetin kompetent,ne rast te konstatimit te semundjeve,qe paraqesin rrezikshmeri per qytetaret;
- propozon programe dhe harton plane pune ne lidhje me trajtimin e kafsheve te qytetit te Tiranes;
- evidenton dhe regjistron habitatet dhe vendqendrimet e kafsheve endacake;
- realizon menyra efikase te trajtimit te kafsheve,ne bashkepunim edhe me struktura te tjera te qeverisjes qendrore apo vendore;
- nderhyn dhe merr masa per mbrojtjen e kafsheve nga cdo menyre keqtrajtimi;
- shqyrton cdo problematike te paraqitur te paraqitur nga qytetaret dhe organizon fushata sensibilizimi ne lidhje me mbajtjen,trajtimin dhe respektimin e mireqenies se kafsheve;
- merr persiper trajtimin ne kushtet e mireqenies per periudha kohore te caktuara te kafsheve me pronar,kundrejt tarifave dhe kushteve te mirepercaktuara;
- ofron trajtim profesional ne qender te specializuar per kafshet endacake e te braktisura;