Trajtimi i Kafsheve

Ky sektor merret me evidentimin, mbrojtjen dhe trajtimin e kafshëve, në veçanti atyre endacake në qytetin e Tiranës, duke siguruar njëherazi një minimizim të rrezikshmërisë për qytetarët që paraqesin këto kafshë. Ky sektor ushtron veprimtarinë kryesisht në zbatim të Ligjit nr. 10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”.

  1. propozon programe dhe harton plane pune në lidhje me trajtimin e kafshëve endacakë të qytetit të Tiranës;
  2. evidenton dhe regjistron habitatet, vendqëndrimet e kafshëve endacake;
  3. realizon trajtimin e kafshëve endacake në bashkëpunim me strukturat përkatëse në lidhje me uljen e rrezikshmërisë ndaj qytetarëve;
  4. realizon trajtimin e kafshëve endacake në bashkëpunim me strukturat përkatëse në lidhje me reduktimin e mundësive të rritjes së numrit të kafshëve endacake;
  5. mbron kafshët nga keqtrajtimet dhe torturat;
  6. organizon fushata sensibilizimi për qytetarët në lidhje me mbajtjen, trajtimin dhe respektimin e mirëqënies së kafshëve.