Shpallje Vendi Vakant

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës”, shpall
1 (një) vend të lirë punë, pozicioni IT, (Kategoria IV-a).
Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:

  1. CV;
  2. Kopje ID;
  3. Çertifikatë personale dhe familjare;
  4. Diplomë (Bachelor) + listë notash (kopje të noterizuara)
  5. Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale;
  7. Raport mjeko – ligjor;
  8. Dëshmi penaliteti;
  9. 2 fotografi;

Disa nga detyrat që duhet të kryejë IT janë:

  • Drejton, kontrollon dhe është përgjegjës për operimin e sistemit informatik dhe procesin e shkëmbimit të të dhënave në gjithë strukurat e Agjencisë;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe rrjetit kompiuterik;
  • Përcakton periudhën e serviseve të mundshme të pajisjeve, fuqizimin e tyre apo rrjetit, në përputhje me kërkesat gjithnjë në rritje të Agjencisë;
  • Përcakton kërkesat teknike për sistemet në ngarkim dhe përgatit temat e referencës për informatizimin e mëtejshëm të Agjencisë;
  • Kujdeset për krijimin e mirëmbajtjen e faqeve zyrtare web si dhe faqet e tjera të rrjeteve sociale që lidhen drejtpërdrejt me punën e Agjencisë;
  • Menaxhon krijimin dhe përmirësimin e infrastrukturës Hardware dhe siguron zgjidhjen e problemeve teknike për përdorimin e pajisjeve, konsulencë për udhëzues përdorimi, manual, teknike, për kërkime dhe implementime zgjidhjesh;
  • Bashkërendon punën me strukturat e Drejtorisë së Sistemeve të Informimit dhe IT-së së Bashkisë së Tiranës, për sigurimin e asistencës në lidhje me mbledhjen, disponueshmërinë, sigurinë dhe përshtatshmërinë e të dhënave;
  • Organizon dhe monitoron punën për dhënien e nivelit të parë të ndihmës për të gjitha pajisjet elektronike të Agjencisë (server, kompiutera, printer, scanner, sistemi i fonisë, sistemi i telefonisë, sistemi i kartave hyrëse-dalëse, kamerave, fotokopjeve, UPS, etj.)
  • Menaxhon procesin e konfigurimit dhe instalimit të specializuar në domain, mail server dhe sisteme të tjera elektronike, si dhe monitoron komunikimin elektronik me përdoruesit e kompiuterave, të cilët hasin vështirësi në zgjidhje;
  • Monitoron dhe menaxhon punën për ridizenjimin e aplikacioneve dhe programeve të tjera, si strategji për rritjen e performancës së aplikacioneve në nivel përdoruesi, duke ruajtur konfidencialitetin e sistemeve, bazës së të dhënave dhe gjithë informacioneve të trajtuara nga Agjencia;
  • Pjesë e grupeve të punës të ngritur me urdhër të titullarit, që kanë lidhje me fushën e tij të njohurive dhe arsimimit;

Afati për dërgimin e CV-ve dhe Diplomë (e skanuar) në adresën konsumatori@tirana.al është deri me datë 05.11.2021 ora 16:00.