Kontrolli për Garantim të Përputhshmërisë së Mallrave dhe Shërbimeve

Sektori i Kontrollit për Garantim të Përputhshmërisë së Mallrave dhe Shërbimeve,ka në objektiv të punës së tij ,monitorimin,kontrollin dhe garantimin e përputhshmërisë së mallrave dhe shërbimeve me specifikimet kontraktore për mallra dhe shërbime të sigurta.Ky sektor ka për qellim,të sensibilizojë dhe mbrojë konsumatorët e kryeqytetit nga mosperputhshmëria e mallrave dhe shërbimeve,me kushte specifike kontraktore.

1.të monitorojë përputhshmërinë e përshkrimit të dhënë nga tregëtari apo cilësisë së mallit apo shërbimit,të ofruar konsumatorit apo qëllimit për të cilin i njëjti tip malli apo shërbimi përdoret normalisht;

2.të informojë subjektin tregëtar për konstatimin /ankesën e bërë dhe të kërkojë prej tij,prova apo prapësime të ankesës së bërë,si dhe ballafaqim të palëve;

3.të ofrojë mundësi zgjidhje të mosmarrëveshjes tregëtar – konsumator, që kanë lidhje me mospërputhshmërinë e mallrave dhe shërbimeve të ofruara konsumatorëve;

4.të zbatojë proçedurën administrative, sipas praktikës së miratuar nga struktura kompetente për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjes;