Misioni

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, në themel të punës së saj  ka mbrojtjen e disa të drejtave të konsumatorit dhe është konsideruar si simbol i sinkronisë dhe bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit synon të rrisë bashkëveprimin, efektivitetin e punës për përmbushjen e objektivave të planifikuara nëpërmjet monitorimit, vlerësimit dhe kontrollit të vazhdueshëm.

Vizioni i Agjencisë është njëkohësisht vizioni i Bashkisë së Tiranës për mbrojtjen e konsumatorit, që ka të bëjë jo vetëm me monitorimin, por edhe për mbrojtjen e së drejtës së konsumatorit të komunitetit të Tiranës. Ajo që synohet është që konsumatorët të jenë individë më të mirëinformuar dhe vetëpërcaktues, në mënyrë që të zotërojnë njohuritë përkatëse mbi të drejtat e tyre në raport me tregun, ofrimin e shërbimeve publike, etj. Agjencia do të ketë një pozicion të mirë në vlerësimin e situatës së tregut që rrjedh nga mbikëqyrja bashkëkohore dhe transparenca e tregut. Duke qenë më të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, tashmë konsumatorët do të luajnë një rol më aktiv duke denoncuar shkeljet përkatëse si edhe mund të mbrohen në mënyrë efektive nga risqet dhe kërcënimet serioze të cilat ata s’mund t’i trajtojnë si individë