Kontrolli i Praktikave dhe Garancive Tregëtare

Ky sektor ka në objektiv të punës së tij,monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të praktikave dhe garancive tregetare.Ka për qëllim të sensibilizojë,orientojë dhe mbrojë konsumatorët e kryeqytetit nga praktikat e padrejta tregëtare,të cilat jane te ndaluara, si dhe monitorimin e garancive tregëtare.

  1. të monitorojë mënyrën e sjelljes,përfaqësimit,komunikimit dhe tregëtimin që lidhet drejtpërdrejt me mallrat dhe shërbimet që i ofrohen konsumatorit;
  2. monitoron dhe ndërhynë në rast të konstatimit të praktikave të ndaluara tregëtare,praktika agresive dhe çorientuese;
  3. informon subjektin tregëtar,për konstatimin e përdorimit të praktikës tregëtare të ndaluar;
  4. njofton strukturat kompetente,për marrjen e masave sanksionuese ndaj subjekteve për të cilat ka konstatuar përdorimin e praktikave tregetare të ndaluara;
  5. ofron mundësi zgjidhje të mosmarrveshjes tregëtar – konsumator,që kanë lidhje me praktikat dhe garancitë tregëtare;
  6. bashkërendon punën me institucione të tjera,për trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjes sa më efikase e të qëndrueshme;