Kontrolli i Ndotjeve

Sektori i Kontrollit të Shërbimeve dhe  Ndotjeve kontrollon hapësirat publike në lidhje me ndotjet e ndryshme të shkaktuara nga qytetarët apo subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Bashkisë së Tiranës.

Veprimtaria e sektorit bazohet në Ligjin 9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”; Ligjin 8094, datë 21.03.1996 “Për largimin publik të mbeturinave”; Ligjin 9010, datë 13.02.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 798, datë 29.09.2010 “Për miratimin e rregullores “Për administrimin e mbetjeve spitalore”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 228, datë 27.05.1992 “Për ruajtjen e mjediseve urbane nga ndotjet dhe dëmtimet”, Vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranës nr. 1, datë 05.02.2007 “Për rregullimin dhe administrimin e mbetjeve urbane dhe pastrimit të qytetit”, Vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranës nr. 7, datë 11.04.2008 “Për vendosjen e gjobave për shkeljet e kryera nga shoqëritë e ndërtimit”;

  • monitoron, evidenton dhe merr masa ndaj subjekteve, që shkaktojnë ndotjen nga mbetjet e çdo lloji si në hapsirat publike ashtu dhe në ato private;
  • monitoron, evidenton dhe merr masa ndaj subjekteve në lidhje me ndotjet e shkaktuara nga zhurmat në mjedis në territorin urban.