Hapësira Publike

Sektori i Inspektimit të Hapesirave Publike ka për qëllim evidentimin, monitorimin dhe marrjen e masave të nevojshme në lidhje me zënien dhe menaxhimin e hapësirave publike. Ky sektor ushtron veprimtarinë kryesisht në zbatim të Vendimeve të Këshillit të Bashkisë së Tiranës “Për vendosjen e gjobave nga Bashkia e Tiranës” (i ndryshuar).

  1. kontrollon territorin urban të Bashkisë së Tiranës në lidhje me ndërhyrjet e paligjshme, të cilat, referuar, akteve të këshillit bashkiak përcaktohen si kundravajtje administrative;
  2. merret me planifikimin dhe organizimin e kontrollit të territorit urban të Bashkisë së Tiranës duke bërë ndarjen e territorit në zona pune dhe specialistët në grupe pune;
  3. evidenton dhe monitoron hapësirat publike në territorin e Bashkisë së Tiranës në zbatim të vendimeve të Këshillit Bashkiak Tiranë;
  4. kontrollon dokumentacionin dhe përgatit Çertifikatën e Pastërtisë, sipas kërkesave që paraqesin subjektet që ushtrojnë aktivitetin në territorin e Bashkisë së Tiranës;
  5. mban kontakte me institucione të tjera duke bërë përgatitje të dokumentacionit shkresor dhe rakordime në lidhje me aktet administrative të nxjerra nga ky sektor;
  6. pranon dhe dërgon pranë komisionit të apelimit të Bashkisë së Tiranës ankesat e paraqitura nga qytetarët si dhe përgatit materialet në lidhje me to .