Drejtori i Pergjithshem

 

 

 

 

Rudina Hoxha, ka lindur në Berat, më 17 Shtator 1978. Prej muajit Shtator 2015, Hoxha është Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë në Mbrojtje të Konsumatorit, institucion varësie i Bashkisë Tiranë. Pas përfundimit të shkollës së mesme të përgjithshme në qytetin e lindjes, ajo ndoqi studimet e larta në Tiranë, ku u diplomua në fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Më pas, Hoxha përfundoi edhe studimet Master me profilin “Menaxhim Shëndetsor”. Në vitin 2001, Rudina Hoxha nisi punë pranë Institutit të Kërkimeve Sociologjike “Pikëpamja Shqiptare”, institucion të cilit i kushtoi shtatë vjet punë duke nisur nga profili i intervistueses, supervizores e në fund koordinatores së projekteve. Pas kësaj eksperience efikase në fushën e sociologjisë, Hoxhës iu besua drejtimi i Shtëpisë së Foshnjes në Tiranë, ku punoi për tre vjet. Ajo e konsideron drejtimin e këtij institucioni si një nga detyrat më të bukura të karrierës së saj, por njëkohësisht mjaft të vështira, për shkak të përgjegjësisë me të cilën të vesh jeta e një foshnje të pambrojtur. Gjatë kësaj kohe, institucioni pësoi ndryshime pozitive për sa i përket përmirësit të ambienteve ku jetonin vogëlushët dhe frymës së re të trajtimit të tyre nga ana emocionale. Në vitin 2014, Rudina Hoxha ndryshoi profilin e punës, edhe pse përsëri në pozicione drejtuese. Si drejtore e Administrimit të Përgjithshëm në “Postën Shqiptare”, Hoxha qëndroi këtu për një vit, deri sa iu propozua një detyrë e re, siç është puna në bashkinë më të madhe të vendit, atë të Tiranës. Nën drejtimin e saj, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka pësuar ndryshime rrënjësore për sa i përket dinamikës së punës, ndër të cilat, një histori suksesi është edhe hartimi dhe realizimi në praktikë, i një projekti të parë mbi sterilizimin dhe trajtimin e qenve endacakë të Tiranës. Rudina Hoxha është e martuar prej 10 vitesh me Fation Pashollin. Çifti ka dy djem, Erlin dhe Rajanin.