18 NËNTOR 2015

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ndërmori për herë të parë inisiativën e një takimi mes strukturave të pushtetit qendror dhe atij vendor, lidhur me sigurinë ushqimore, e konkretisht procesin në të cilin kalon mishi para se të blihet nga qytetarët. Ministria e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe AMK-ja bënë bashkë drejtuesit dhe specialistët e tyre veteriner me qëllim krijimin e grupeve të përbashkëta të punës, për të garantuar një mish të sigurt në tregun e qytetit të Tiranës.