10 DHJETOR 2015

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit u ftua të bashkëpunojë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në lidhje me edukimin dhe informimin e konsumatorit të ri. Fushata e ndërmarrë nga Sektori i Mbrojtjes së Konsumatorit pranë MZHETT-së u shtri në shkollat e mesme të kryeqytetit ku përmes pyetsorëve u mblodhën të dhëna, të cilat do të shërbejnë për objektivat e të ardhmes. Në këtë bashkëpunim AMK-ja ishte pjesë e gjithë procesit dhe shpreh gadishmërinë e saj për të vijuar në hallkat e tjera të këtij bashkëpunimi.